denonco@transparency.com.al

Ja sa persona përfituan nga rimbursimi i barnave kundër Covid-19

Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 908, datë 18.11.2020, “Për miratimin e paketës së trajtimit anti-Covid ambulator në banesë, që do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor” u përcaktua që personat e testuar pozitiv me Sars Cov-2 përfitojnë pa pagesë trajtimin ambulator në banesë sipas udhëzuesit të miratuar me urdhrin nr. 579, datë 14.10.2020, “Për miratimin e udhëzuesit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion Covid – 19”, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Fondi total i parashikuar ishte 1.2 miliardë lekë (9.75 milionë Euro).

Në zbatim të këtij udhëzuesi është mjeku i familjes që përcakton skemën e mjekimit në momentin që pacienti testohet pozitiv me Sars-Cov-Z, në varësi të gjendjes dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Në përshkrimin e recetës me rimbursim,  mjeku i familjes pasi  vendos diagnozën “COVID-19 formë e lehtë ose formë e mesme sipas udhëzuesit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion COVID-19”, bën përshkrimin  e barnave me rimbursim.

Numri i personave që përfituan nga rimbursimi i barnave kundër Covid-19 në vitin Nëntor-Dhjetor 2020 ishte 1,708 pacientë (6.3 milionë lekë-51.3 mijë Euro), kurse për periudhën janar-qershor-maj 2021 është 5,632 pacientë (22.5 milionë lekë-183 mijë Euro). Shuma totale e rimbursuar deri në maj 2021 është 28.8 milionë lekë (234 mijë euro).

Gjatë periudhës Janar-Maj të vitit 2021, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rimbursoi 5632 receta me diagnozën “Covid-19”, kundrejt një vlere prej 22.5 milionë lekësh (183 mijë Euro).

Shuma e rimbursuar është 1,9 përqind e fondeve prej 1.2 miliardë lekësh (9.75 milionë Euro) që qeveria ka vënë në dispozicion për paketën e rimbursimit për të sëmurët me Covid-19. Sipas të dhënave, rimbursimi mesatar për një recetë ishte 4083 lekë (33 Euro). Kjo shumë është shumë herë më e ulët se shpenzimet me të cilat janë përballur pacientët me simptoma mesatare dhe të rënda, të kuruar jashtë spitaleve. Të dhënat nga intervistat, fokus grupet dhe intervista me mjekë, pacientë dhe farmacistë tregojnë se shpenzimet për trajtimin e sëmundjes kanë qenë 10-20 herë më të larta në më shumë se 100 mijë lekë (813 euro) për pacientë me simptoma mbi mesataren.

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 908, datë 18.11.2020,  “Për miratimin  e paketës së trajtimit anti-Covid 19 ambulator në banesë, që do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, është përcaktuar që personat e testuar pozitiv me Sars  Cov-2 përfitojnë pa pagesë trajtimin ambulator në banesë sipas udhëzuesit të miratuar me urdhrin nr. 579, datë 14.l0.2020, “Për miratimin e udhëzuesit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion Covid – 19”, të Ministrisë së Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale.’’

Burimi: Shoqata “Together for Life”

Read more

Buxheti i spitaleve për shërbimet shëndetësore dhe rimbursimi i ilaçeve në periudhën e covid-19

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) është i vetmi institucion publik dhe autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri. FSDKSH financon shërbimet shëndetësore nga ofrues publikë dhe privatë në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor. Në vitin 2020 fondet totale për financimin e shërbimeve shëndetësore dhe rimbursimin e ilaçeve ishin 43,8 miliardë lekë (356 milionë Euro) ose 3,3 % më të larta se fakti i vitit 2019. Në vitin 2020 u dhanë për rimbursimin e ilaçeve 10,7 miliardë lekë (87 milionë Euro) ose 2.8 % më shumë se më 2019. Financimet për shërbimin parësor në vitin 2020 ishin 7,4 miliardë lekë (60 milionë Euro) ose 4.4% më të ulta se në vitin 2019. Për investime u shpenzuan 115 milionë lekë (934 mijë Euro) ose 62% më pak se në vitin 2019. Shpenzimet për financimin e shërbimit spitalor ishin 23.8 miliardë lekë (193 milionë Euro) ose 6.7 për qind më të larta se në vitin 2020. Për vitin 2021 FDSKSH ka në një buxhet në dispozicion prej 51.4 miliardë lekësh ose 7.5 % më të lartë se në vitin 2020. Financimet u rriten me 39 për qind për financimin e shërbimit parësor dhe 21 për qind për shërbimin spitalor, ku janë planifikuar të aplikohen 27.4 miliardë lekë më 2021. Fondi për rimbursimin e ilaçeve për vitin 2021 është 11.7 miliardë lekë (95 milionë Euro) me një rritje 9 për qind ndaj vitit 2020. Fondet që u rimbursuan për mjekimin e të sëmurëve me Covid-19 ishin sa 0.2 për qind fondit total të planifikuar për rimbursimin këtë vit.

FSDKSH, BUXHETI  FAKT 2019-2020, plan 2021 (mln lekë)20192020Plan 2021
Rimbursimi10,40710,72011,720
Financimi i shërbimit parësor    7,761.00    7,41910,714
Shpenzime Administrative       684.00       804985
Investime       308.00       11550
Financimi i Shërbimit Spitalor              22,358     23,85527,461
Totali42,11843,31350,930.00
Burimi:https://fsdksh.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/buxheti-ne-vite-2013-2021-5.pdf   

Burimi: Shoqata “Together for Life”

Read more

Ja sa është mbulimi i shpenzimeve shëndetësore nga ndihmat e huaja përballimin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19

Nga marsi i vitit 2020 deri në qershor të vitit 2021, ndihmat dhe donacionet e huaja të dhëna për përballimin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19 arritën në 1 miliardë lekë (8.1 milionë Euro), nga të cilat, 671 milionë lekë (5.4 milionë Euro) ishin në formën e pajisjeve për spitalet, 191 milionë lekë (1.55 milionë lekë) ishin mjete mbrojtëse për ekipet mjekësore dhe 206 milionë lekë (1.7 milionë Euro) ishin kite dhe reagentë për laboratorët publike që i shërbyen rritjes së testimeve ndaj të dyshuarve si të infektuar.

Siç shihet nga tabela e mëposhtme donatori më i madh ishin Kombet e Bashkuara nëpërmjet programet UNOPS e PNUD me një mbi 500 milionë lekë (4.1 milionë Euro) ose 50 për qind e totalit të ndihmës së huaj, pjesa më e madhe e së cilës u dha për pajisje, kite dhe reagente.  Mes donatorëve renditet edhe kompania e emirateve të Bashkuara Arabe EMAAR me 45 milionë lekë (365 mije euro), të cilat u dhanë në formën e mjeteve mbrojtëse për stafet mjekësore. Kujtojmë se kompania EMAAR ka marrë ekluzivitetin nga qeveria shqiptare për të ndërtuar një port jahtesh dhe një kompleks banesash luksoze në vendin ku sot ushtron aktivitetin Porti i Durrësit. Ndihma e huaj e dhënë për menaxhimin e emergjencës shëndetësore është sa 10 për qind e fondeve që u vunë në dispozicion për përballimin e emergjencës shëndetësorë nga qeveria nga marsi 2020 në qershor 2021.

Tabela e donacioneve te huaja për pandeminë në lekë  
vitiDonatori Grand Total
2020Ambasada Amerikane                   6,823,000
2020Emiratet e Bashkuara Arabe                   9,201,562
2020EMAAR                 45,680,618
2020Katar                 54,825,284
2020PNUD                 80,287,427
2020UNOPS              432,421,009
2020Jordania                 53,272,518
2020Arabia Saudite                 33,221,671
2021Ambasada Gjermane                 21,656,800
2021NATO              111,213,000
2021UNOPS              230,467,958
 Total ALL           1,079,070,846
Burimi: Ministria e Shëndetësisë  

Burimi: Shoqata “Together for Life”

Read more

Fondi për krizën shëndetësore 2020, 38% pajisje mbrojtëse për mjekët, të tjerat furniturë për spitalet

Në kuadër të pandemisë COVID – 19 qeveria shqiptare alokoi për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një buxhet të dedikuar të menaxhimit të epidemisë në forcimin e sistemit shëndetësor në vlerën mbi 2.5 miliardë lekë (17milionë Euro) nga buxheti i shtetit për vitin 2020. Kësaj shume ju shtuan edhe rreth 507 milion lekë (4.1 milionë Euro) ndihma kryesisht nga organizata ndërkombëtare në pajisje mjekësore, materiale mbrojtëse dhe medikamente.

  • Një shumë prej 1,2 miliardë lekësh(9,7 milionë Euro)  ose 38 % e fondeve totale për krizën shëndetësore 2020 prej 3,1 miliardë lekësh (25,5 milionë Euro)  shkuan për të garantuar mjetet e mbrojtjes personale për stafin shëndetësor në të gjithë nivelet e sistemit shëndet publik.
  • 160 milionë lekë (1,3 milionë Euro)  bënë të mundur që përveç dy spitaleve COVID të Shërbimit infektiv në QSUT (COVID 1) dhe Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi (COVID 2) të bëhen gati edhe dy spitale COVID Spitali COVID 3 në godinën e ish kirurgjive në QSUT me një total prej 125 shtretërish, si dhe Spitali COVID 4 në godinën e ish Universitetit Kristal me kapacitet prej 108 shtretërish. Është investuar në forcimin e kapaciteteve të terapisë intensive dhe subintensive, duke dedikuar 500 shtretër, 80% e tyre me linja oksigjeni dhe ku gjysma e tyre janë kapacitete të reja në sistem (COVID 3 dhe 4).
  • 764,9 milionë lekë (6,2milionë Euro)  u përdoren për pajisjen me aparatura të reja spitalet Covid dhe njësitë e terapive intensive në spitalet rajonale përkatësisht 100 shtretër të rinj reanimacioni, 265 monitorë multiparametrik, 134 respiratorë invasive dhe jo-invazive si dhe janë alokuar fondet për blerjen e pajisjeve të rënda bio-mjekësore për shërbimin e imazherisë dhe diagnostikues.
  • 50 milionë lekë (406 mije Euro)  u përdoren të siguruar terapinë e mjekimit me medikamentet sipas protokolleve të shërbimeve spitalore të njëjta me vendet e tjera pa asnjë mungesë.
  • 80  milionë lekë (650 milionë Euro)  u përdoren të garantuar terapinë me plazëm sipas protokolleve.
  • 55 milionë lekë (447 mijë Euro) u përdoren për të rritur kapacitet e laboratorike të testimit, duke hapur një laborator të ri në QSUT dhe duke rritur kapacitetet e testimit në laboratorët e ISHP.
  • 240 milionë lekë  ((1,9 milionë Euro) u përdoren për fuqizuar shërbimin e urgjencës para-mjekësore me blerjen e 36 autoambulancave të reja.
  • 141 milionë lekë (1,1 milionë Euro) u përdoren për vaksinimin më 2020 ndaj gripit të stinës për kategoritë e rrezikuara si të sëmurët kronikë, personelin shëndetësor, mësues, edukatorët, fëmijët 2-5 vjeç, të moshuarit. 370 mijë doza vaksinash u përdorën, ose 4 herë më shume se 2019.
  • 56 milionë lekë (449 mijë Euro) janë investuar për rikonstruksionin e Pediatrisë infektive në QSUT në vlerën 41 milionë lekë dhe rikonstruksionin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
  • Gjithashtu, Qeveria Shqiptare u angazhua financiarisht për sigurimin e vaksinës së sigurt dhe efikase kundër Covid-19 nëpërmjet mekanizmit ku aderojnë mbi 90 shtete COVAX Facility. Në vitin 2020 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është kryer gjithashtu pagesa prej 430 milion lekë (3,4 milionë Euro) për kuotën në bazë të marrëveshjes me COVAX.
  • milionë76 milionë lekë (617 mijë Euro) u akorduan për personelin shëndetësor në vijën e parë të luftës është përcaktuar shpërblimi financiar 1,000 Euro mbi pagën mujore për personelin shëndetësore dhe 500 Euro mbi pagën për stafin mbështetës.

Burimi: Shoqata “Together for Life”


Read more

Shpenzimet totale për përballimin e efekteve të pandemisë vetëm 3,1 % e buxhetit 2020

Gjatë vitit 2020 shpenzimet buxhetore për përballimin e efekteve që krijoi pandemia Covid-19 në ekonomi dhe në sektorin e Shëndetësisë arritën në 16,5 miliardë lekë ose (134,8 milionë Euro) . Kjo shumë ishte sa 3.1 % e të shpenzimeve totale buxhetore të vitit 2020, prej 536 miliardë lekësh (4.3 miliardë Euro). Nga totali i fondeve për përballimin e efekteve të pandemike prej 16.5 miliardë lekësh (134 milionë Euro), vetëm 3.1 miliardë lekë (25,2 milionë Euro)  u përdoren për financimin e nevojave shëndetësore që krijoi pandemia, ndërsa 13,5 miliardë lekë (11 milionë Euro)  u përdoren për mbështetje të ekonomisë nëpërmjet dy paketave të ndihmës

Shpenzimet publike buxhetore dhe ato te dedikuara për shëndetësinë më 2020Shpenzime fakt 2020 ne milionë leke
Buxheti i shtetit536,500
Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë67,862
-Sektori i shëndetësisë38,700
-Sektori i Mbrojtjes Sociale29,100
Shpenzime për krizën shëndetësore të Covid -193,100

Burimi: Shoqata “Together for Life”


Read more
sqAlbanian