denonco@transparency.com.al

Pandemia dhe shëndetësia: Covid-19 “largoi” qytetarët nga spitale, synohet zbutja e këtij hendeku

Eglantina Bardhi, drejtore ekzekutive e Shoqatës Together for Life

Pandemia zgjeroi distancën mes qytetarëve dhe kujdesit shëndetësor. Përqendrimi i institucioneve kryesisht te menaxhimi i Covid-19 bëri që shumë pacientë të detyroheshin të shkëputeshin nga nevoja për trajtim.

Problematika, efektet e së cilës janë afatgjata pranohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Në dokumentin e publikuar, institucioni më i lartë shëndetësor angazhohet të zbusë hendeqet e krijuara mes pacientëve dhe kujdesit shëndetësor përmes një serie reformash të shtrira në tri vite, reforma qe vlerësohen të nevojshme dhe nga studiues te fushës së shëndetësisë.

Ne parashikimet e autoriteteve shëndetësore llogaritet qe brenda vitit 2025 të përfundojë testimi dhe modernizimi i rrjetit laboratorik publik në 10 spitale rajonale dhe bashkiake, të rriten kapacitet diagnostikuese. Po ashtu sistemit pritet t’i vijë në ndihmë edhe ngritja e tre Qendrave Rajonale të Ekselencës për ofrimin e kujdesit mbi sëmundjet akute ishemike.

“Për fat të keq sistemi parësor nuk ishte shumë efektiv ndaj pacientëve. Pacientët rendën pas Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Sistemi shëndetësor vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, veccanërisht në spitalet rajonale”, u shpreh Eglantina Bardhi drejtore e shoqatës Together for Life, që ka ndjekur zhvillimet në sistemin shëndetësor përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Qeveria duhet të ngrejë në mënyrë emergjente programe, për të parë mundësinë e rikthimit të mjekëve që janë larguar drejt Gjermanisë, apo në vendet e tjera të Europës. Imagjinoni një spital rajonal pa anestezist!”, përmbylli Bardhi.

Shoqata Together for life aktualisht po punon për nxjerrjen e raporteve që do të hedhin dritë mbi pasojat ekonomike që covid-19 pati dhe do të ketë në afatgjatë në sistemin shëndetësor.

Read more

Ja sa u rritën shpenzimet për medikamente përgjatë vitit 2021

Për periudhën shkurt-prill 2021, importet e medikamenteve u rritën ndjeshëm me 87%, në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2018-2020, duke përfshirë dhe importet e vaksinave. Përjashtuar koston e vaksinave, rritja është 50%.

Shtesa në vlerë e importeve,  ishte 3.9 miliardë lekë (31.7 milionë Euro), nga të cilat 1.4 miliardë lekë (11.4 milionë Euro) ishin për vaksina të importuara nga Kina dhe Turqia. Përjashtuar koston e vaksinave, shpenzimet shtesë për medikamente ishin 2.5 miliardë lekë, ose 20 milionë euro që kanë ardhur si rrjedhojë e importeve të shtuara të produkteve, që u përdorën për mjekimin e Covid-19, si antibiotikë, kortizonikë, antiinflamatorë, vitamina etj.

Importet e produkteve farmaceutike nga Gjermania, partneri i parë tregtar i Shqipërisë (për barna, nga e cila vijnë 13% e totalit të importeve, u rritën me 24% për 4 mujorin e parë 2021, në raport me mesataren 2018-2020 të së njëjtës periudhë. Nga Italia, rritja ishte 48%, nga Franca 50% dhe nga shtetet e tjera (kryesisht, Sllovenia, Greqia, Belgjika, Brazili, Bullgaria Korea e Jugut) rreth 50%.

Importet e produkteve farmaceutike nga Kina u shumëfishuan në 1.1 miliardë lekë (8.9 milionë Euro), pasi filloi importi i vaksinave kineze. Një pjesë e tyre u importuan dhe nga Turqia, që pa një rritje me 48% me bazë vjetore për janar-prill 2021, në krahasim me mesataren e 4 mujorit të parë për periudhën 2018-2020. Ndonëse kontrata është bërë përmes Turqisë, importet direkte të vaksinave kineze, rezultojnë që kanë ardhur nga Kina.

Importet e medikamenteve ishin të larta edhe gjatë valës së parë të pandemisë. Për Tetor-Dhjetor 2020, importi i ilaçeve ishte 19% më i lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ose 1.15 miliardë lekë (9.4 milion Euro) shpenzime shtesë.

Gjatë periudhës tetor 2020-prill 2021, që korrespondon me dy valë të forta pandemike, shpenzimet shtesë për ilaçet ishin 3.6 miliardë lekë, ose pothuajse 30 milionë euro (pa përfshirë shpenzimet për blerjen e vaksinave).

Një tjetër tregues, indeksi i vlerës “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjienës personale”, që mat ndryshimin vjetor të shpenzimeve për indikatorët përkatës shënoi një rritje të lartë në muajt shkurt dhe mars 2021 (përkatësisht 17 dhe 27%), gjatë kulmit të valës së dytë të pandemisë.  Sipas të dhënave zyrtare të paraqitura në grafikun e mëposhtëm, shpenzimet për produkte farmaceutike dhe mjekësore u rritën përkatësisht me 17% dhe 27.4% në shkurt dhe në mars 2021 (që përkon me valën e dytë të pandemisë), në raport me muajt përkatës të vitit të mëparshëm.

Burimi: Shoqata Together for Life

Read more

Shpërndarja e shërbimeve spitalore dhe burimeve njerëzore në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit dhe Evropës

Tirana vazhdon të jetë qarku që ka numrin më të lartë të spitaleve dhe të shtretërve spitalorë. Kjo lidhet jo vetëm me numrin e lartë të popullsisë në këtë rajon, por dhe me përqendrimin e shërbimeve spitalore universitare në funksion të popullsisë për të gjithë vendin. Numri i shtretërve spitalorë së bashku me numrin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitale, është i lidhur dhe me madhësinë e popullsisë në qarqe.

Tabela 2: Spitalet, procedurat, profesionistët e shëndetësisë
Numri i spitaleve publike dhe private*57
Shtretër spitalor publikë dhe privatë8.877
Shtretër spitalore për 10 000 banorë31.1
Numri i mjëkëve në spitale/Publike1.777
Numri i infermierëve në spitale publike5.585
Numri i procedurave kirurgjikale64.929
Shfrytëzimi i shtratit në ditë186.7
Në %51.2

Në nivelin e BE-së ka mesatarisht pesë shtretër spitalorë për 1.000 banorë. Më shumë kanë Gjermania dhe Bullgaria me mbi shtatë, ndërsa më pak Suedia dhe Danimarka me nën 2.5 shtretër për 1.000 banorë. Ndërsa në vendet e rajonit, Shqipëria ka 3.1 shtretër për 1.000 banorë, Maqedonia 4.2 shtretër spitalorë për 1.000 banorë, Serbia ka 5.6 shtretër spitalorë për 1.000 banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 3.9.

Për sa i takon burimeve njerëzore, sistemi shëndetësor publik vuan nga numri i pamjaftueshëm i profesionistëve. Raporti mjekë për banorë është 1.2:1000 dhe raporti mami/infermierëpër banorë është 3.6:1000. Burimet njerëzore në shëndetësi janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Mjekët specialistë janë përqendruar në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha.

Referuar të dhënave nga Urdhri i Mjekut të Shqipërisë, aktualisht numri i përgjithshëm i mjekëve të regjistruar pranë UMSH-së është 6315. Në këtë numër janë përfshirë të gjithë mjekët që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë, të gjithë mjekët që janë larguar nga Shqipëria, por që nuk janë çregjistruar, mjekët pensionistë që nuk e ushtrojnë profesionin, si dhe mjekët e huaj.

  • Numri i mjekëve specialistë të regjistruar në rang vendi është 2848.
  • Numri i mjekëve me specialitet “Kirurgji e përgjithshme” të regjistruar pranë UMSH-së është 174.
  • Numri i mjekëve me specialitet “Anestezi-reanimacion” të regjistruar pranë UMSH-së është 143.
  • Numri i mjekëve të punësuar në sistemin shëndetësor publik është 4152, nga të cilët 1812 mjekë të përgjithshëm dhe 2340 mjekë specialistë.
  • Ndërsa referuar numrit të dhe raporti mami/infermierë është 3.6 për 1000 banorë ose 3,600 në total në gjithë vendin.

Burimi: Shoqata “Together for Life”

Read more
sqAlbanian