denonco@transparency.com.al

Barna e leuçemisë mungon prej kohësh, Bardhi: Shkel të drejtat e pacientëve

Lista e rimbursimit përbën 25% të të ardhurave të grosistëve, por pavarësisht këtij kontributi të lartë Fondi i ka zbehur mekanzimat e kontrollit.

Sipas Raportit të KLSH, për gjysmën e parë të vitit 2021 ky institucion nuk ka kryer asnjë kontroll, ndërsa për muajt korrik -shtator, ka kryer vetëm 4 auditime, duke e lënë këtë sektor të rëndësishëm pa monitorim.
Edhe tek spitalet fondi ka ushtruar 16 kontrolle, nga të cilat 14 janë kryer vetëm në QSUT.

Një kontroll tematik është ushtruar në Spitalin e Traumës, ndërkohë që në 3 spitalet e tjera Universitare dhe në 5 spitale private, të cilët marrin miliona lekë nga koncensionet dhe paketat shëndetësore nuk është ushtruar asnjë kontroll. Jo pak habi të bën edhe fakti se nga këto 16 kontrolle, 13 janë kryer për lëshimin e recetave me rimbursim. Vetëm 2 kontrolle janë kryer për koncensionin e sterilizimit dhe 1 për paketat shëndetësore.

Imatinib açord 100 mg është alternativë e vetme për medikamentet spitalore dhe përdoret për të sëmurët me kancer të gjakut, leucemi. Por në QSUT ky preparat nuk gjendet prej muajit tetor. Edhe gjatë verës ky medicament ka munguar për rreth dy muaj. Ndërprerja e kësaj terapie mund të rrezikojë seriozisht jetën e pacientëve.

Vetë Qendra Universitare “Nënë Tereza” nuk iu përgjigj një kërkese për informacion nga “Inside Story”.

Eglantina Bardhi, drejtore e Shoqatës Together for Life e ka konsideruar mungesën e barnave si shkelje e rëndë e të drejtave të pacientit.

Top Channel

Read more

Spitali i Kavajës vetëm 27 mjekë specialistë për 100 mijë banorë

“Për momentin kemi një anestezit dhe kirurg, por presim të lidhim kontratë me një kirurg tjetër që të fusim në funksion pavionin e kirurgjisë”, tha Adriatik Abdurrahmano, shef i poliklinikës së specialiteteve, Kavajë.

27 mjekë specialist të spitalit të Kavajës, duhet t’i shërbejnë 100 mijë banorëve. Numri i mjekëve është I pamjaftueshëm për këtë numër të lartë banorësh. Por përveç kësaj në spitalin e Kavajës mungojnë dhe mjekët specialit, pacientët që kanë nevojë për një konsult neuropsikiatri jo gjithnjë e marrin atë kur kanë nevojë.

“Për momentin kemi mungesë të pjesshme të neuropsikiatrit na vjen një neurologe nga Spitali Rajonal i Lezhës, 4 herë në muaj  dhe na ofroj asistencën e saj dhe shumë shpejt presim të na ofrohet një mjeke neurologe”u shpreh Adriatik Abdurrahmano, shef i poliklinikës së specialiteteve, Kavajë.

Shërbimi i urgjencës punon në çdo ditë dhe orë të javës, ndërsa edhe ata pak mjekë specialist që punojnë në këtë spital, jo çdo ditë janë aty për të punuar.

“Gjatë gjithë javës konsulatat spitalore bëhen nga e hëna në të shtunë, te gjithë specialistët janë të gatshëm për të dhënë shërbimin e tyre. Ndërkohë ne spital funksion shërbimi patologjia, obsentrikës, pediatrisë. Presim të fusim në pune dhe shërbimin e kirurgjisë me afrimin e një kirurgu të ri. Në ditën e djelë është pushim si në të gjithë Shqipërinë, në rast nevoje thirrën specialistët për të dhënë ndihmën e tyre”.

Për mjekët që punojnë në QSUT apo në spitalin e traumës, fundjava nuk është një ditë pushimi, përkundrazi për ta janë ditët më të vështira të punës pasi presin të gjitha rastet e vështira të spitaleve rajonalë.

Burimi: Top Channel

Read more

Raporti: Shpenzimet për rimbursimin e barnave e pajisjeve mjekësore, nuk janë respektuar kufijtë e rimbursimit

Raporti: Shpenzimet për rimbursimin e barnave e pajisjeve mjekësore, nuk janë respektuar kufijtë e rimbursimit

Në raportin e kontrollit të lartë të shtetit “Auditimi Përputhshmërie” në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, analizohen edhe shpenzimet për rimbursimin e barnave e pajisjeve mjekësore për vitin 2021

Nga auditimi në lidhje me të dhënat e rimbursimit të përcjella nga Drejtoria Ekonomike konstatohet se nuk janë respektuar kufijtë e rimbursimit të përcaktuara në ligjin e buxhetit të vitit, të ndryshuar, ku citohet se “Fondi për rimbursimin e medikamenteve nuk tejkalon tavanin prej 10,700 milionë lekësh, përfshirë detyrimet e prapambetura, nga i cili, 200 milionë lekë përdoret për rimbursimin e medikamenteve për kurimin e COVID-19”. Të dhënat mbi rimbursimin e pranuar nga Drejtoria e Rimbursimit dhe Drejtoria e Informacionit dhe Analizës Statistikore raportojnë mbi një vlerë rimbursimi të pranuar prej 11,061 milion lekë përkundrejt planit të përditësuar prej 10,694 milion lekë. Të analizuara sipas Drejtorive Rajonale të Fondit, realizimi në krahasim me planin vjetor paraqitet sipas tabelës së mëposhtme: Plani dhe realizmin i rimbursimit sipas DRF

Sikurse evidentohet nga tabela rezulton tejkalim i planit të rimbursimit me 367 milion lekë krahasuar me planin e miratuar të ndryshuar. Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion nga Drejtoria Ekonomike, pagesat e realizuara për ekzekutim të detyrimeve të lindura përgjatë vitit si dhe për muajin Dhjetor 2020, rezulton të jenë paguar së bashku me rimbursimin e fishave të diabetit shuma prej 10,614 milion lekë

Read more

Koncensioni i sterilizimit: Vështirësi në monitorimin e kontratës, për të njëjtën ndërhyrje kirurgjikale faturimi kryhet sipas kompleksiteteve të ndryshme

Kontrolli i lartë i shtetit ka publikuar Raport Përfundimtar “Auditimi Përputhshmërie” në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Auditimi u krye me bazë risku, për vlerësimin e saktësisë së aktiviteteve dhe transaksioneve financiare, çështjeve që lidhen me organizimin dhe funksionimin e institucionit, duke përfshirë saktësinë e paraqitjes së të ardhurat dhe shpenzimet, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore dhe me parimet e ligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin, vlerësimin e saktësisë së informacioneve në të gjitha aspektet materiale në përputhje me kuadrin ligjor e rregullator mbi bazën e të cilit ushtron veprimtarinë “Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, etj

Nga auditimi mbi zbatimin e kontratës koncesionare për sterilizimin, rezultoi se:

Nuk ekziston një protokoll i saktë dhe i plotë i ndërhyrjeve/seteve, numri i seteve në aneks kontratë dhe faktit sipas diagnozave të aplikuara, pasi ka një numër shumë më të madh diagnozash/ndërhyje në krahasim me numrin e seteve të përdorura. Në skedarët për përdorimin e seteve administruar nga DSHSU, janë përshkruar dy rubrika ku në njërën shënohet diagnoza dhe në tjetrën lloji ndërhyrjes;

 Është ndryshuar numri i instrumenteve në mënyrë të pa argumentuar për disa prej seteve nga viti në vit për të njëjtën diagnozë/ndërhyrje kirurgjikale;

Konfigurimi i seteve dhe ndryshimi i kompleksiteteve ka sjellë vështirësi në monitorimin e kontratës;

Ka disa raste që për të njëjtat ndërhyrje/sete janë aplikuar 2 dhe/ose 3 nivele të ndryshme kompleksiteti, me pasoja në financimin e kontratës për tavanin buxhetor përkatës dhe kufizimin e ndërhyrjeve për pacientet;

Gjithashtu nga përpunimi i të dhënave të administruara për vitin 2021 konstatohet se për të njëjtën ndërhyrje kirurgjikale, të realizuar në të njëjtin spital apo spital tjetër, faturimi kryhet sipas kompleksiteteve të ndryshme, dhe për pasojë çmime të ndryshme. Kjo mënyrë aplikimi e nivelit të kompleksitetit gjatë zbatimit të kontratës, shkakton pasoja financiare shtesë, krahasuar me efektin e përdorimit të kompleksitetit më të ulët të mundshëm, e lidhur kjo me çmimin përkatës.

Në këtë kuadër, kanë rezultuar 21,174 raste, në të cilat është klasifikuar ndërhyrja kirurgjikale si kompleksiteti i mesëm dhe për të njëjtat ndërhyrje kirurgjikale, në disa raste është faturuar edhe si kompleksitet i lartë, si dhe janë 4,725 raste në të cilat është faturuar për kompleksitet të lartë, megjithëse të paktën një herë e njëjta ndërhyrje kirurgjikale është faturuar si kompleksitet i mesëm. Në se për këto ndërhyrje do të përdorej kompleksiteti i mesëm, do të ulej financimi i kësaj kontrate për 87,318,000 lekë me TVSH.

Gjithashtu, në total paraqiten 16,710 raste në të cilat është klasifikuar ndërhyrja kirurgjikale si kompleksiteti i ulët dhe për të njëjtat ndërhyrje kirurgjikale, në disa raste është faturuar edhe si kompleksitet i lartë apo kompleksitet i mesëm. Nga auditimi konstatohet se janë 5,924 raste në të cilat është faturuar për kompleksitet i lartë dhe 8,057 raste në të cilat është faturuar për kompleksitet I mesëm megjithëse të paktën një herë e njëjta ndërhyrje është faturuar si kompleksitet i ulët. Në se për këto ndërhyrje do të përdorej niveli i ulët i kompleksitetit, financimi kësaj kontrate do të ulej me vlerën 81,214,560 lekë me TVSH.

Read more
sqAlbanian