denonco@transparency.com.al

Neurokirurgjia në QSUT në ‘pikë të hallit’, pa staf, ilaçe e protokoll mjekësor! Në mbrëmje 1 infermier, në reanimacion vetëm 2! Neuroanestezisti: Kirurgët ikin se shteti s’i mbron

Edhe pse në spitalin e neurokirurgjisë në QSUT realizohen operacione kaq të vështira kushtet e këtij spitali lënë për të dëshiruar. Në  mbrëmje në pavione shërben vetëm një infermier i cili mezi mbulon me mjekimin bazë të shtruarit për shkak të ngarkesës. Pikërisht neuroanestezisti Kliti Pilika i cili ka qënë pjesë e ekipit mjekësor dhe ka realizuar këtë ndërhyrje kirurgjikale të jashtëzakonshme me pacientin zgjuar denoncon për Report Tv edhe mungesën e medikamenteve  ku krahas kësaj nuk ka asnjë protokoll mjekësor për mjekët. Kjo përkthehet në kërcënime për bluzat e bardha nga familjarët e pacinetëve në rastet kur ndërhyrja kirurgjikale nuk rezulton e suksesshme.

Neuroanestezisti Pilika thotë se pacientët kërkojnë kujdes të veçantë pasi janë totalisht të pambrojtur e ndërkohë stafi mezi kronometron kohën për të kryer mjekimet bazë.

“Që një infermiere, asaj nuk I del koha në darkë përveç mjekimit që duhet të bej, nuk I del koha të kujdeset, të ushqej të sëmurët e kështu. Në darkë ka vetëm një infermiere në pavione, në reanimacion ka dy . Prapë janë pak sepse nëse aty I bëjnë diçka vetes , plus rrin dhe familijarët… në reanimacion aty personeli do t’I bëj të gjitha: do t’i laj, do t’I ndrroj e do t’I ushqej. Fatmirësisht këto kohë nuk kemi patur dhe shumë pacient, por po të punoj reanimacioni me kapacitet të plotë dy nuk mjaftojnë fare”, thotw pwr Report Tv ai.

Por problemi më i madh me të cilin përballen kirurgët sidomos, është mungesa e protokollit mjekësor .

“Protokollet janë që kjo gjë mjekohet me 1,2,3,4 . Dakord psh mund të mos jetë kjo, por unë them psh këtë protokoll ve si shtet edhe me gjithë me gjithë mungesat e protokollit mbaj përgjegjësi s’mbaj unë, mban përgjegjësi ai që ka prodhuar protokollin. me një fjalë unë këto medikamente kam nuk siguroj dot të tjera me këto do ta bëj. Ndodhi gjë që unë nuk e mbuloj dot kurse këtu ska dhe të vjen ai pse nuk e ke përdorur dhe këtë , pse s’keni përdorur dhe këtë. Pastaj kur janë shumë mungesa thonë pse hy në sallë, pse rri aty.  Kjo është arsyeja që i bien në qafë mjekëve dhe kjo është arsyeja që ikin nëpër Gjermani dhe nuk është arsye fortë financiare, pasi të ik kirurgu për arsye financiare nuk të ikën kurrë. Kirurgu ikën se I çajnë kokën. E mërzisin me të gjitha këto gjërat. Ndodhi një aksident, doli një fëmijë i dekotikuar, iku në Itali. Anestezisti dhe kirurgu nuk qe shqiptar ,qe austriak , por anestezisti po kërcënohet nga familjarët sot. Tani ç’taksirat ka ai, këto janë gjëra që ndodhin dhe I është thënë që janë gjëra që ndodhin , atë e çuan në Itali e që nga Italia marrin kërcënojnë ansestezistin”, thotë Kliti Pilika, Neuroanestezist.

Mjeku shprehet I shqetësuar dhe për mungesën e disa prej medikamenteve të nevojshme për anestezi gjatë operacioneve.

“Remifentanil dhe propofol. Propofoli është futur, por nuk ka sasi të madhe që unë të punoj të bëj operacione çdo ditë. Punën tone e vështirësojnë ncik. Ne vazhdojmë të punojmë siç ka punuar bota 20 vjet përpara , po punojmë. Operacione janë bërë. DO thuash dikur shkonin me cerre ne Kinë., tani nuk shkojnë më ,por kjo është, por akoma s’ka hyrë te ne kjo metodë e re që të themi nuk punojmë dot me të vjetrën . Pengon sigurisht”, pwrfundon Kliti Pilika, neuroanestezist./Burimi: Report TV

Read more

Ilaçe kontrabandë në vlerën 30 mijë euro, arrestohet mjeku në Tiranë, procedohet bashkëshortja e tij 

Është vënë në prangat e policisë së Tiranës mjeku Kosta Dhima pasi tregtonte barna të kontrabanduara.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, është proceduar në gjendje të lirë bashkëshortja e tij shtetësja me ininciale M.DH, 56 vjeçe.

Dhima bashkë me bashkëshortene tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barnat”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Tregtonin barna të kontrabanduara, që i mbanin në një depo farmaceutike, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Sekuestrohen barna të kontrabanduara, me vlerë 30 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Barnat”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Dh., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëshortja e shtetasit K. Dh.)

Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read more

Abuzimet me tendera dhe kontratat sekrete në shëndetësi, Tomorri: Menaxhimi i parave për Covidin, masakër buxhetore

Gazetari i EkonomisëKlodian Tomorri ka komentuar disa nga kontratat e lidhura nga Ministria e Shëndetësisë me kompani të ndryshme, gjatë periudhës së Covid-it duke evidentuar shkelje me efekt financiar.

Statusi i plotë

Në 27 mars të vitit 2020, Ministria e Shëndetësisë lidhi një kontratë sekrete me kompaninë TBS 96 shpk për blerjen e 54 respiratorëve me afate lëvrimi: 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe 34 respiratorë brenda 25 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të kontratës.

Vlera e kontratës ishte 800 mijë euro me TVSH.

Nga e gjithë sasia kompani dorëzoi vetëm 5 respiratorë. Këta 5 respiratorë qëndruan fizikisht 1 muaj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe nuk punuan asnjë ditë të vetme. Ndaj kompanisë nuk u mor asnjë mase për mosrespektimin e kontratës. Anëtaret e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe ata të mbikëqyrjes së kontratës vazhdojnë ndajnë lekë nëpër tenderat e shtetit edhe pse rrezikuan shëndetin dhe jetën e popullatës.

Në 3 qershor 2020, Ministria e Shëndetësisë lidhi një kontratë pa garë me kompaninë OES Distrimed për blerjen e 50 monitorëve multi-parametrik për masat anti COVID-19. Vlera e kontratës 550 mijë euro.

Në specifikimet teknike procedurës, pjesë e DST kërkohej që monitorët të ishin me rezolucion 1024*768. Por, kompania i dorëzon me rezolucionin 800*600. Këtu u vodhën 150 mije euro. ‘Paratë u paguan për haviar, por qytetarëve u blenë pras’. Askush nuk u penalizua. Përkundrazi! OES Distrimed është një kompani shumë e dashur për Ministrinë e Shëndetësisë dhe vazhdon merr mesatarisht 10 milionë euro tendera në vit nga Ministria apo institucionet e varësisë.

Në mars 2020, Ministria e Shëndetësisë lidhi një kontratë me kompanitë Farma Net Albania dhe Euromed për blerjen e materialeve për mbrojtje personale nga COVID. Vlera e kontratës 3.2 milionë, procedura e prokurimit pa garë me ftesë për ofertë. Që të shpëtonte Ministria e Shëndetësisë nga burgu procedura u miratua me vendim të posaçëm nga Këshilli i Ministrave.

Procedura pa garë u justifikua nga Ministria e Shëndetësisë me kushtet e emergjencës të krijuara nga pandemia. Por çfarë ndodh me pas?

Ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe negocion afatet e dorëzimit të mallrave duke vendosur që 15 për qind do dorëzoheshin brenda 7 ditëve nga lidhja e kontratës, 75 për qind deri në 6 javë dhe 10 përqind deri ne 8 javë. Afati 6 javë dhe 8 javë denatyron totalisht procedurën e emergjencës.

Pra, përdoren emergjencën për të bërë tenderin pa garë, por dorëzimin e mallrave e lanë me procedurë normale. Këtu nuk dihet sa janë vjedhur, por nuk është e vështirë të imagjinohet.

Këto ishin vetëm 3 procedura. Por, për pandeminë u shpenzuan 50 milionë euro me këto procedura. Një masakër e vërtetë buxhetore. Kanë kaluar 3 vjet dhe të gjithë vazhdojnë biznesin si zakonisht. Zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë ndajnë lekë nëpër tendera. Kompanitë marrin miliona. Dhe popullit i mbetet vetëm të bëjë pyetjen: Sa dardha janë ngrënë pa lejen e komandantit tek këto 50 milionë eurot?

Në gjithë Europën u arrestuan me qindra zyrtare të shëndetësisë për tenderat e Covid. Italia futi në burg edhe komisarin e jashtëzakonshëm, njeriu që menaxhoi pandeminë në Itali. Ndërsa këtu, që puna të bëhet tamam duhet që qeveria të shpallë Ministren e Shëndetësisë si ministren më të suksesshme të kabinetit. Se është e vetmja në Evropë që nuk e ngjeu dorën hiç me tenderat e Covidit.

Read more

Denoncimi: Kardiokirurgjia në QSUT prej një muaji e bllokuar! Reagon Ministria: Jemi në proces furnizimi, kemi fondet

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në një shënim në rrjetet sociale thotë se kardiokirurgjia në QSUT prej një muaji është e bllokuar. Sipas Shehut, ardhjet me hove të materialeve thelbësore apo edhe të medikamenteve kanë goditur këtë herë kardiokirurgjinë në QSUT.

Shehu thekson se prej disa javësh ky aktivitet shumë i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mundojnë oksigjenatorët, një material ky i domosdoshëm për shumicën e operacioneve në zemër e enët kryesore te gjakut.

Pas denoncimit të Tritan Shehut se kardiologjia është prej një muaji e bllokuar, QSUT thotë se i është përgjigjur çdo emergjence dhe ka garantuar vazhdimësinë e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale, sipas përcaktimeve mjekësore. Në një reagim për Report Tv, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  sqaron se ka në dispozicion fondin e nevojshëm dhe është në procedura për vijimin e procesit të furnizimit me materialet mjekësore, sipas procedurave të prokurimit publik në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Denoncimi i plotë

‘Ardhjet me “hope” te materialeve thelbësore e jetësore mjekësore, apo dhe te medikamenteve, kane goditur ketë here edhe kardiokirurgjinë ne QSUT.

Prej javësh ai aktivitet shume i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mungojnë oksigjeneratoret, nje material ky i domosdoshëm për shumicën e operacioneve ne zemër e enët kryesore te gjakut. Dhe ajo sasi shume e vogël oksigjenatoresh e ruajtur nga shërbimi nuk siguron dot as nevojat e plota te urgjencës mjekësore, jo me ato te një aktiviteti normal.

Pa dyshim këtu e pësojnë: 1- Se pari pacientet, qe nuk jane te paket ne numër e serioze persa i përket patologjive. Një pjese e tyre ne baze te mundësive financiare jane te detyruar te drejtohen tek privati, me pagesa te larta nga xhepi. Asnje rimbursim nga shteti dhe për kete situate anormale te krijuar nga mos funksionimi i institucioneve shtetërore.

2-Por kjo gjendje prek edhe shërbimin e kardiokirurgjisë si pasoje e te tilla ndërprerjeve shume te dëmshme per ate. Perfitoj nga rasti per te përshëndetur koleget e personelin e kardiokirurgjisë, qe me vullnetin e aftësitë e tyre, pavarësisht këtyre pengesave e vështirësive, qe u krijohen nga kjo mjekësi “falas”ne Shqipëri, po zhvillojnë kete shërbim. Dhe aktualisht jane tejet te shqetësuar persa po ndodh.’- shkruan Shehu.

Read more
sqAlbanian