denonco@transparency.com.al

Events Listing

Thirrje për artikuj investigativë në fushën e shëndetësisë

, , ,
24 Jan 2025 Book Online
  • 124Attendees
  • Rr. Brigada VIIILocation
Thirrja organizohet nga Shoqata Together for Life, me mbështetjen e National Endowment for DemocracyNëpërmjet këtij konkursi tre (3) gazetarë investigativë do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj investigativë në fushën e shëndetësisë. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e pavarur e përbërë nga gazetarë me eksperiencë dhe ekspertë në fushën e shëndetësisë.
Aplikantët e përzgjedhur do kenë në dispozicion një periudhë dy mujore për të përfunduar investigimin e tyre dhe përgatitjen e artikullit për publikim.
Kandidatët fitues pritet që të angazhohen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me investigimin, si dhe respektimin e standardeve të gazetarisë investigative dhe etikës profesionale.

Kandidatët duhet të formulojnë një propozim të detajuar për konkursin. Propozimet duhet të kenë për qëllim ekspozimin e korrupsionitabuzimit me pushtetin, abuzimi me fondet publike, pandëshkueshmërinë dhe mungesës së zbatimit të ligjit në fushën e shëndetësisë.
Prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme, por inkurajojmë propozimin e temave të tjera ( duke patur në vëmendje 4 fjalë kyçe: transparencë; llogaridhënie; fonde publike; shëndetësi)

Abuzimi me tenderat e zhvilluara gjatë periudhës së pandemisë
Mungesa e transparencës në publikimin e shpenzimeve për shëndetësinë
Shpenzimet për shëndetësinë, si i harxhoi qeveria paratë në 1 vit e gjysmë pandemi
Shpenzimet për koncensionet dhe ndikimi në buxhetin e përgjithshëm të shëndetësisë

Aplikantët mund të dërgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar apo në profesion të lirë.

Kandidatëve i kërkohet që bashkë me formularin e plotësuar të aplikimit të dërgojnë një CV dhe tre shembuj të punës së tyre me email në: info@togetherforlife.org.al

Afati i Aplikimit: 30 tetor 2021

 

sqAlbanian