Shoqata Together for Life (TFL), si pjesë e projektit “Sisteme shëndetësore transparente dhe llogaridhënëse”, mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), do të organizojë një workshop me organizata të shoqërisë civile në Shqipëri.
Ky projekt ka si qëllim promovimin e përgjegjshmërisë dhe nxitjen e transparencës në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, përmes bashkëpunimit dhe rritjes së kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile.
Workshop-i synon gjenerimin dhe mbledhjen e informacionit të bazuar në fakte, lidhur me mungesën e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin e shëndetësisë.
Në këtë kuadër, më 29 shtator, ora 10:00 – 12:00, pranë hotel “Hotel Grand” në Tiranë, do të organizohet një tryezë konsultuese dhe informuese ku ftohen të marrin pjesë përfaqësues të OJF-ve që mbulojnë sektorin e shëndetësisë.
Workshop-i do të fokusohet në përgatitjen e një listë prioritetesh me çështjet më urgjente në sektorin e shëndetësisë që kanë të bëjnë me përmirësimin e llogaridhënies dhe nxitjen e transparencës.