PRIORITETET NË KËRKESAT BUXHETORE TË PBA 2022-2024 FAZA I

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Investimet Publike në sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitet 2022-2024:

  • Investimi ne milione leke

SQARIM

  • 87 milion lekë – Ndërtimi i godinës së për akomodimin e QSH1, NJVKSH dhe Kl. Stomatologjike Durrës, për vitin 2022
  • 5 milion EUR – Do të vijojë “Projekti 5 Poliklinikat”, me një financim të Artigiancassa. Nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve është kryer në vitin 2005 dhe vijon dhe për vitet 2022-2023.
  • 23 milion EUR- Do të finalizohet Faza e II e rehabilitimit të QSUT me fonde të Bankës së Këshillit të Evropës dhe Qeverisë Shqiptare
  • 8 milion EUR do të vijojë rikonstruksioni i Shërbimit të Pediatrisë në QSUT me një financim të Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare. Nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve është kryer në vitin 2019 dhe objekti parashikohet të përfundojë brneda vitit 2023.
  • 85 milion lekë -Për Shërbimin Kombëtar të Urgjencave në vitin 2024 do të vijojë Blerja e Autoambulancave për blerjen e 12 autoambulanca.

Objekte të reja që parashikohen të fillojnë përgjatë periudhës 2022-2024:

  • Investimi ne milione leke

SQARIM

  • 190 milion lekë (54 milion gjate 2022 dhe 136 milion lekë gjatë 2023) Gjatë viteve 2022-2023 do të financohet rikonstruksioni i QKTGJ. Gjithashtu rikonstruksioni do të shoqërohet edhe me blerje pajisjesh  prej 40 milion lekë në vitin 2023.
  • 389 milion lekë Rikostruksioni i godinës Qendrore të Spitalit Mat. Për vitet 2022, 2023 dhe 2024 do të financohet respektivisht 77 milion lekë dhe 150 milion lekë dhe 161 milion lekë.
  • 242 milion lekë – Në vitin 2023, parashikohet riksontruksioni i Spitalit Psikiatrik Elbasan për një projekt prej. Financimi për vitin 2023 parashikohet 92 milion lekë punime civile dhe 30 milion lekë pajisje hotelerie.
  • 473 milion lekë – Rikostruksioni i godinës qendrore të Spitalit Rajonal Gjirokastër. Në vitet 2022-2023 do të financohen respektivisht 95 milion lekë dhe 178 milion lekë.
  • 350 milion lekë – Rikonstruksioni i godinës qendrore të Spitalit të Korçë.
  • 40 milion lekë – Gjatë vitit 2021 do të financohet rikonstruksioni i godinës në Prrenjas (pjesë e Spitalit Librazhd)

INFORMACION

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka për mision hartimin dhe zbatimin e politikave për sigurimin e një kujdesi shëndetësor dhe mbrojtjes sociale sipas standarteve të akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara në Republikën e Shqipërisë.

Prioritetet e sektorit shëndetësor për periudhën 2022-2024

  • Financimi i shërbimeve shëndetësore (parësore e spitalore);
  • Qëndrueshmëria dhe përmirësimi i situatës financiare institucioneve shëndetësore e të mbrojtjes sociale, nëpërmjet përdorimit me efektivitet të burimeve të financimit, forcimit të kontrollit të shpenzimeve;
  • Rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave e pajisjeve të rimbursueshme;
  • Financimi i paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike e jopublike;
  • Pagesat për kujdes shëndetësor, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara;
  • Intensifikimi i punës për kostimin e shërbimeve të reja shëndetësore, në kujdesin shëndetësor, me synim ndryshimin e mënyrës së financimit të shërbimeve shëndetësore;
  • Financimi i shërbimit të kontrollit bazë mjekësor bazë për të paktën 50% të numrit të shtetasve të moshës 35-70 vjeç.
  • Blerja e vaksinave anti-Covid 19 për të mundësuar vaksinimin masiv të popullsisë si një nga objektivat madhorë të Qeverisë Shqiptare.

Programi “Shërbime të Kujdesit Shëndetësor Parësor”

  • Mbulimi universal i popullsisë me shërbim shëndetësor duke parashikuar 6.4 milionë numër vizitash në periudhën 2022-2024, mbështetur në treguesit e sëmundshmërisë.
  • Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up) për mesatarisht 475 mijë pacientë në vit;
  • Trajtimi me recetë rimbursimi i mesatarisht 400 mijë pacientëve në vit, përgjatë periudhës 2022-2024.

 

Programi “Shërbime të Kujdesit Shëndetësor Dytësor”

 

  • Numri i pacientëve të trajtuar mesatarisht 340 mijë pacientë në vit për periudhën 2022-2024;
  • Rritja e numrit të pacientëve që përfitojnë nga paketat e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë (200 pacientë më shumë në vitin 2023 nga 8 600 pacientë në vitin 2022);
  • Numri i pacientëve përfitues nga shërbimi i dializës për vitin 2022 parashikohet rreth 1,500 pacientë, e çdo vit shtohen rreth 120 pacientë. Mesatarisht çdo pacient kryen 13 seanca në muaj. Për periudhën 2022-2024 parashikohet rritje e ndjeshme e numrit seancave për pacientët që përfitojnë nga trajtimi me dializë nga 234 mijë seanca në vitin 2022, në 271 mijë në vitin 2024;
  • Trajtimi mesatarisht i 25 fëmijëve në vit më Sindromën Down përgjatë periudhës 2022-2024.
  • Reduktimit të kohës aktuale prej 15 ditësh të pritjes për ekzaminime të rëndësishme (rezonancë magnetike, skaner etj.);
  • Mesatarisht 15% më shumë çdo vit gra të  depistuara për kancerin e qafës së mitrës, përgjatë 2022-2024  me synim uljen e vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës nga 2.6/100 000 në vitin 2022 në 2.5/100 000 në vitin 2024.
  • Rritja e numrit të thirrjeve të adresuara në njësitë e Urgjencës mjekësore nga 650 mijë thirrje në vitin 2021 në 800 mijë thirrje në vitin 2024, me një kohë reagimi mesatarisht prej 15 minutash.

Në fushën e mbrojtjes sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tre shtyllat kryesore të tij: Ndihma Ekonomike, Paftësia e Kufizuar dhe Shërbimet Sociale. Më konkretisht synohet:

  • Numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 66 mijë përfitues në vit përgjatë periudhën 2022-2024
  • Numri i përfituesve nga PAK dhe kujdestarëve të tyre parashikohet të shkojë nga 167 mijë në vitin 2022 në 174 mijë në vitin 2024.
  • Mbështetja e personave nga grupet e pafavorizuara përmes punësimit në ndërmarrjet sociale synohet që në periudhën 2022-2024,  të realizohet duke punësuar 200 persona çdo vit.
  • Gjithashtu, krijimi i fondit social synon mbështetjen e njësive të vetqeverisjes vendore për ofrimin e 20 shërbimeve të reja sociale territoriale për grupet në nevojë dhe mbështetjen e familjeve të NE me paketa sociale shëndetësore.