Korrupsioni apo Tjetërsimi është dukuri gjatë së cilës një element a vetit e elementit të një bashkësie tjetërsohen për një bashkësi tjetër.

Korrupsion – nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër.

FORMAT E KORRUPSIONIT

  • Një individ biznesi i paguan ryshfet një zyrtari qeveritar në mënyrë që t’i jepet një kontratë ose licencë qeveritare

  • Përdorimi i burimeve në pronësi të qeverisë, të tilla si automjetet motorike, për qëllime private
  • Një zyrtar qeveritar përfiton nga pozicioni i tij ose i saj për të favorizuar një anëtar të familjes ose një bashkëpunëtor biznesi për një punë ose kontratë tenderi. Kjo zakonisht quhet nepotizëm
  • Një oficer policie kërkon ryshfet ose një qytetar e ofron ryshfetin në mënyrë që t’i shpëtojë gjobitjes

LAJME