Tirana vazhdon të jetë qarku që ka numrin më të lartë të spitaleve dhe të shtretërve spitalorë. Kjo lidhet jo vetëm me numrin e lartë të popullsisë në këtë rajon, por dhe me përqendrimin e shërbimeve spitalore universitare në funksion të popullsisë për të gjithë vendin. Numri i shtretërve spitalorë së bashku me numrin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitale, është i lidhur dhe me madhësinë e popullsisë në qarqe.
Tabela 2: Spitalet, procedurat, profesionistët e shëndetësisë | |
Numri i spitaleve publike dhe private* | 57 |
Shtretër spitalor publikë dhe privatë | 8.877 |
Shtretër spitalore për 10 000 banorë | 31.1 |
Numri i mjëkëve në spitale/Publike | 1.777 |
Numri i infermierëve në spitale publike | 5.585 |
Numri i procedurave kirurgjikale | 64.929 |
Shfrytëzimi i shtratit në ditë | 186.7 |
Në % | 51.2 |
Në nivelin e BE-së ka mesatarisht pesë shtretër spitalorë për 1.000 banorë. Më shumë kanë Gjermania dhe Bullgaria me mbi shtatë, ndërsa më pak Suedia dhe Danimarka me nën 2.5 shtretër për 1.000 banorë. Ndërsa në vendet e rajonit, Shqipëria ka 3.1 shtretër për 1.000 banorë, Maqedonia 4.2 shtretër spitalorë për 1.000 banorë, Serbia ka 5.6 shtretër spitalorë për 1.000 banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 3.9.
Për sa i takon burimeve njerëzore, sistemi shëndetësor publik vuan nga numri i pamjaftueshëm i profesionistëve. Raporti mjekë për banorë është 1.2:1000 dhe raporti mami/infermierëpër banorë është 3.6:1000. Burimet njerëzore në shëndetësi janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Mjekët specialistë janë përqendruar në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha.
Referuar të dhënave nga Urdhri i Mjekut të Shqipërisë, aktualisht numri i përgjithshëm i mjekëve të regjistruar pranë UMSH-së është 6315. Në këtë numër janë përfshirë të gjithë mjekët që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë, të gjithë mjekët që janë larguar nga Shqipëria, por që nuk janë çregjistruar, mjekët pensionistë që nuk e ushtrojnë profesionin, si dhe mjekët e huaj.
- Numri i mjekëve specialistë të regjistruar në rang vendi është 2848.
- Numri i mjekëve me specialitet “Kirurgji e përgjithshme” të regjistruar pranë UMSH-së është 174.
- Numri i mjekëve me specialitet “Anestezi-reanimacion” të regjistruar pranë UMSH-së është 143.
- Numri i mjekëve të punësuar në sistemin shëndetësor publik është 4152, nga të cilët 1812 mjekë të përgjithshëm dhe 2340 mjekë specialistë.
- Ndërsa referuar numrit të dhe raporti mami/infermierë është 3.6 për 1000 banorë ose 3,600 në total në gjithë vendin.
Burimi: Shoqata “Together for Life”