Thirrja organizohet nga Shoqata Together for Life në bashkëpunim me BIRN Albania, me mbështetjen e National Endowment for Democracy
Shoqata “Together for Life” po zbaton projektin “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në sektorin shëndetësor në Shqipëri”. Projekti synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri. Nga njëra anë, qeveria ka ndarë nga burimet e saj dhe nga kontributet e donatorëve një sasi të madhe parash që i kushtohen sektorit të shëndetësisë; nga ana tjetër, duke pasur parasysh pandeminë dhe masat kufizuese të vendosura nga qeveria, nivelin e lartë të korrupsionit në vend, si dhe funksionimin e pjesshëm të Kuvendit (deri në shtator 2021) dhe Gjyqësorit, roli i shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura merr një rëndësi parësore për t’i kërkuar qeverisë më shumë llogaridhënie dhe transparencë në vendimet dhe veprimet e saj në sektorin e shëndetësisë.
Një nga instrumentet e propozuara nga projekti është përdorimi i gazetarisë investigative për të nxjerrë në pah disa nga çështjet më të rëndësishme lidhur me korrupsionin në sistemin shëndetësor.
Për të kontribuar në promovimin e një sistemi shëndetësor transparent, TFL në bashkëpunim me BIRN Albania hap thirrjen për 3 artikuj investigativ,
(3) gazetarë investigativë do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj investigativë në fushën e shëndetësisë. Gazetarët aplikantë do të përzgjidhen nga një juri e pavarur e përbërë nga gazetarë me eksperiencë dhe ekspertë në fushën e medias.
Gazetarët do kenë në dispozicion një periudhë dy mujore për të përfunduar investigimin e tyre dhe përgatitjen e artikullit për publikim.
Fituesit pritet që të angazhohen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me investigimin, si dhe respektimin e standardeve të gazetarisë investigative dhe etikës profesionale.
Kandidatët duhet të dorëzojnë formularin e bashkëngjitur kësaj thirrjeje. Propozimet duhet të kenë për qëllim ekspozimin e korrupsionit, abuzimit me pushtetin, abuzimi me fondet publike, pandëshkueshmërinë dhe mungesës së zbatimit të ligjit në fushë e shëndetësisë.
Prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme, por inkurajojmë propozimin e temave të tjera (duke patur në vëmendje 4 fjalë kyçe: transparencë; llogaridhënie; fonde publike; shëndetësi).
- Abuzimi me tenderat e zhvilluara gjatë periudhës së pandemisë
- Mungesa e transparencës në publikimin e shpenzimeve për shëndetësinë
- Shpenzimet për shëndetësinë, si i harxhoi qeveria paratë në 1 vit e gjysmë pandemi
- Shpenzimet për koncensionet dhe ndikimi në buxhetin e përgjithshëm të shëndetësisë
Aplikantët mund të dërgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.
Gazetarët e përzgjedhur do të kenë një suport financiar prej 1000$, me qëllim ndjekjen e problematikës së përzgjedhur në të gjitha hallkat e kërkuara.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar apo në profesion të lirë.
Kandidatëve i kërkohet të plotësojnë formularin dhe të dërgojnë tre shembuj të punës së tyre me email në: info@togetherforlife.org.al
Afati i aplikimit deri me 5 Nëntor!