Insulina ilaçi i mrekullisë për persont që vuajnë nga diabeti është kthyer në makth për pacientët në Shqipëri. Kostoja për të siguruar fishat e diabetit janë bërë të papërballueshme. Ilaçi, që duhet të jetë falas për pacientët po shitet me para. Qytetarët raportojnë se mungon insulina me rimbursim, ndaj pacientët diabetikët e blejnë me lekë në farmaci.
Shoqata e Pacientëve me Diabet ka denoncuar në mediat sociale këtë problematikë.
“Si është e mundur që insulina, e cila duhet të jetë falas për pacientët, po shitet me para? Kush mban përgjegjësi për këtë shkelje të drejtave të pacientëve? Në vend që të garantohet furnizimi me barna cilësore dhe falas, po përballemi me produkte të skaduara dhe pagesa të padrejta!”, shkruhet përbri ankesave të qytetarëve.


Shqipëria numëron rreth 100 mijë persona të prekur nga diabeti.
Ndonëse mjekët rekomandojnë deri në 4 matje në ditë të glukozës për pacientët që trajtohen me insulinë, shumë prej i shmangin matjet për të reduktuar kostot.
Sëmundja kërkon kontroll 3, 4 deri 7 herë në ditë në varësi të gjendjes shëndetësore. Por një fishë kushton 50 lekë/ copa dhe një gjilpërë 20 lekë/copa.
100 fisha kushtojnë 5000 lekë të reja. Duhen katër age në ditë, me të cilat injektohet insulina, pra rreth 120 në muaj.
Pra edhe të vetmin shërbim që duhet ta marrin të rimbursuar, qytetarët detyrohen të paguajnë.
Ankesat nga shoqata e diabetikëve në lidhje me kostot e larta dhe ndihmën e ulët ekonomike që marrin, e cila nuk u mjafton për të mbuluar shpenzimet kanë qenë të pandërprera. Sipas tyre, pacientët diabetikë janë lënë të mëshirë të fatit.
Të tjera problematika:
-Kempi ka qenë 11000leke tani është bërë nga 7500-8700 lekë.
-Protokolli shëndetësor ka qenë 4 Hemoglobina të glukozuar tashmë janë bërë bërë 2
-Fishat e glicemisë pavarësisht cilësisë, ka qenë me shumë, ndërkohë që numri ka ardhur duke u reduktuar.
Nëse nuk trajtohet siç duhet, diabeti kthehet në një çrregullim kronik progresiv me efekte shkatërruese në të gjithë trupin: sëmundja mund të dëmtojë zemrën, veshkat, sytë dhe mund të bëhet shkak për neuropati gjymtuese dhe amputime.
