Në workshop-in “Sisteme shëndetësore transparente dhe llogaridhënëse”, organizuar nga shoqata Together For Life (TFL) dhe mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), u diskutua për mënyrën se si shoqëria civile mund të ndërhyjë në përgatitjen e buxhetit dhe rëndësinë e përfshirjes në këtë proces.
“Organizata që unë përfaqësoj ka përdorur një metodë që quhet ‘Redflag Procedure’, i cili është një lloj procesi prokurimi ku nxirren në pah politika dhe vendime që janë në kundërshtim me ligjin. Organizata jonë ka dhënë shumë transparencë sepse është e mirëorganizuar në sektorin e shëndetësisë. Nëpërmjet kësaj metode ngrihet zëri qytetar ne media dhe njëkohësisht zëri qytetar është i mirëinformuar. Dhe ka funksionuar”
Gjatë diskutimit, përfaqësues të organizatave civile shprehën dëshirën dhe interesin e tyre në sensibilizimin e popullatës në çështjet sociale dhe në përfshirjen e OCS në procedurat në lidhje me hartimin e buxhetit. Pjesëmarrësit vlerësuan workshop-e dhe takime të tilla pasi janë mundësira të vlefshme për bashkëpunim mes njëri – tjetrit. “Të ndërtojmë kontakte me njëri – tjetrin dhe të bashkojmë forcat në vendimmarje në procesin e buxhetimit” – u shpreh një nga zërat. Gjithashtu ata ofruan gatishmërinë dhe asistencën për të ndarë ekspertizën, informacione, madje ndanë dhe raste konkrete e personale në formë këshille.
Risitë e fundit metodologjike të përgatitjes së buxhetit, përfshijnë dhe një dritare se kur dhe ku mund dhe duhet të ndërhyjë shoqëria civile për nevojat e saj dhe për të vëzhguar nëse ato adresohen nga buxheti qendror.
“Buxhetimi me pjesëmarrje është i rëndësishëm për demokracinë, rrit transparencën dhe i jep zë në buxhet një grupi që mbron interesa.”
Problemi i procesit të monitorimit duhet parë në dy aspekte: për politikat që ndiqen dhe financohen dhe rezultatet përfundimtare që marrin dhe, ne aspektin e vetë institucioneve. Një zë u shpreh se: Rigoroziteti që vjen nga donatorët tonë për auditet është i mirë për transparencën, sidomos nëpërmjet institucionalizimit dhe formalizimit të dokumentacionit dhe raportimeve.”
Shoqëria civile ka këto mënyra për të bashkëpunuar me shtetin:
- Informimi
- Përfshirja në procesin e hartimit të buxhetit
- Përfshirja në programin buxhetor aftamesëm (pikë kyçe këtu është periudha mars – prill përgjatë të cilit shoqëria civile merr pjesë në konsultim)
Shpesh pjesëmarrësit shprehën pakënaqesinë me paragykimet dhe mungesën e komunikimit nga ana e shtetit drejt tyre për pozitën dhe detyrën e shoqërisë civile në shoqëri, duke i lënë ata të përjashtuar në procese të cila duhet të marrin pjesë. Në këtë kontekst, ekspertja përmendi rastin e suksesshëm të organizatës Together For Life (TFL) se si në dokumentin buxhetor dhe në ligjin e buxhetit u perfshi një politik shumë e rëndësishme e propozuar nga TFL, politikë e cila u përfshi si pjesë e buxhetit dhe u financua. Gjate gjithë diskutimit, ekspertja nxiti përfaqësuesit të mos dekurajoheshin për kauzat e tyre dhe t’i mbronin ato deri ne fund.
