Strukturat Doganore në bashkëpunim me policinë Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë. Mësohet se gjatë kontrollit të kamionit i cili drejtohej nga shtetasi me ininciale K.R, rezultoi se krahas mallrave të deklaruara kishte edhe një sasi medikamentesh mjekësore të padeklaruara më herët. Policia bëri sekuestrimin e 1300 ilaçeve, ku mes tyre kishte dhe kuti të medikamentit të shtrenjtë te Covid-19, Remdisivir.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.
Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.