Disa nga shërbimet e spitalit pediatrik, nisur nga dita e hënë, do të ofrohen në ish-godinën e vjetër të Kirurgjisë në QSUT që shërbeu si spital Covid 3. Godina ekzistuese (e vjetër) e pediatrisë do të funksionojë vetëm në shërbimin e urgjencave, kirurgjisë dhe reaminacionit të cilat janë dhe godinat e reja që janë inaguruar më 6.1.22.
Ndërsa shërbimet e tjera jo vetëm konsulta me mjekët specialistë por edhe shtrimet në këto shërbime që jepeshin në godinën e “vjetër”do tresferohen në godinën e ish Kirurgjisë e cila në kohën e pandemisë shërbeu edhe si spital Covid, dhe u emëruar Covdi 3.kjo për shkakun sepse do bëhet rikonstruksion në këtë godinë.
Momentalisht po boshatisen dhomat në të cilën mjekët jepnin shërbimin e konsultave.
