A i njihni të drejtat tuaja?

TË DREJTAT E PACIENTIT

Ø  Çdo pacient ka të drejtën për akses në shërbimet shëndetësore sipas nevojës vetjake shëndetësore.

Ø  Shërbimet shëndetësore duhet të garantojnë akses të barabartë për këdo

Ø  Çdo pacient ka të drejtën e një shërbimi të duhur me qëllim parandalimin e sëmundjeve.

Ø  Çdo pacient ka të drejtën për akses ndaj çdo lloj informacioni lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, shërbime shëndetësore dhe për çdo kërkim shkencor apo inovacion teknologjik që mund të jetë i përdorshëm.

Ø  Çdo pacient ka të drejtën e konfidencialitetit të të dhënave personale.

Ø  Çdo pacient ka të drejtën për një shërbim shëndetsor të cilesisë së lartë bazuar në specifikimet dhe respektimit të standardeve të sakta dhe të miratuara.

Ø  Çdo pacient ka të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dëmtimet dhe rreziqet e shkaktuar nga mosfunksionimi i duhur i shërbimeve shëndetësore, kequshtrimit të profesionit mjekësor dhe gabimeve, dhe të drejtën për të pasur një shërbim dhe trajtim shëndetësor që plotëson standarde të larta sigurie.

Ø  Çdo pacient ka te drejtë të ankohet kurdoherë që vuan një dëmtim dhe të drejtën për të marrë përgjigje apo mënyre tjetër reagimi

Ø  Çdo pacient ka të drejtë për të marrë kompesim të mjaftueshëm kurdoherë që pëson dëm fizik ose moral, si dhe dëm psikologjik si pasojë e një trajtimi të shërbimit shëndetësor.

SI MBROHEN TË DREJTAT E PACIENTIT?

Në rast se mendoni që ju janë shkelur të drejtat tuaja nga institucionet publike dhe private që ofrojnë kujdes shëndetësor, secili nga ju mund t’i drejtohet:

  • Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitaleve rajonale apo bashkiake, përmes një kërkese apo ankese me shkrim
  • Avokatit të Popullit, përmes një ankese me shkrim
  • Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (në rast trajtimi të pabarabartë në ofrimin e kujdesit shëndetësor), përmes një ankese me shkrim
  • Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në rast se autoritetet nuk japin informacionin e kërkuar lidhur me shërbimin shëndetësor), përmes një ankesë me shkrim
  • Prokurorisë së Rrethit, duke denoncuar shkeljen
  • Gjykatës Administrative (për të kërkuar dëmshpërblim, etj), nëpërmjet një kërkesë-padie të përgatitur prej jush ose një avokati
  • Shoqatave të shoqërisë civile për të marrë këshillim ligjor apo përfaqësim ligjor

Kë të kontaktoni dhe si?

 

  • Institucioni i Avokatit të Popullit

Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë

Tel: 04 2 380 300, 04 2380 333

Fax: 04 2 380 315

E-mail: ap@avokatipopullit.gov.al

 

  • Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Adresa: Rr: “Sami Frashëri”, Nr 10 , Kati II, Tiranë

Tel: 355 4 243 1078

E-mail: info@kmd.al

 

  • Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë

E-mail: info@idp.al

 

  • Shoqata “Together for Life” në rast se kërkoni këshillim ligjor

Adresa: Rruga “Brigada VIII”, pallati jeshil Tekno-Projekt, shk 2, ap.2. Tiranë

Tel: 044817266

E_mail: info@togetherforlife.org.al