Nga marsi i vitit 2020 deri në qershor të vitit 2021, ndihmat dhe donacionet e huaja të dhëna për përballimin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19 arritën në 1 miliardë lekë (8.1 milionë Euro), nga të cilat, 671 milionë lekë (5.4 milionë Euro) ishin në formën e pajisjeve për spitalet, 191 milionë lekë (1.55 milionë lekë) ishin mjete mbrojtëse për ekipet mjekësore dhe 206 milionë lekë (1.7 milionë Euro) ishin kite dhe reagentë për laboratorët publike që i shërbyen rritjes së testimeve ndaj të dyshuarve si të infektuar.
Siç shihet nga tabela e mëposhtme donatori më i madh ishin Kombet e Bashkuara nëpërmjet programet UNOPS e PNUD me një mbi 500 milionë lekë (4.1 milionë Euro) ose 50 për qind e totalit të ndihmës së huaj, pjesa më e madhe e së cilës u dha për pajisje, kite dhe reagente. Mes donatorëve renditet edhe kompania e emirateve të Bashkuara Arabe EMAAR me 45 milionë lekë (365 mije euro), të cilat u dhanë në formën e mjeteve mbrojtëse për stafet mjekësore. Kujtojmë se kompania EMAAR ka marrë ekluzivitetin nga qeveria shqiptare për të ndërtuar një port jahtesh dhe një kompleks banesash luksoze në vendin ku sot ushtron aktivitetin Porti i Durrësit. Ndihma e huaj e dhënë për menaxhimin e emergjencës shëndetësore është sa 10 për qind e fondeve që u vunë në dispozicion për përballimin e emergjencës shëndetësorë nga qeveria nga marsi 2020 në qershor 2021.
Tabela e donacioneve te huaja për pandeminë në lekë | |||
viti | Donatori | Grand Total | |
2020 | Ambasada Amerikane | 6,823,000 | |
2020 | Emiratet e Bashkuara Arabe | 9,201,562 | |
2020 | EMAAR | 45,680,618 | |
2020 | Katar | 54,825,284 | |
2020 | PNUD | 80,287,427 | |
2020 | UNOPS | 432,421,009 | |
2020 | Jordania | 53,272,518 | |
2020 | Arabia Saudite | 33,221,671 | |
2021 | Ambasada Gjermane | 21,656,800 | |
2021 | NATO | 111,213,000 | |
2021 | UNOPS | 230,467,958 | |
Total ALL | 1,079,070,846 | ||
Burimi: Ministria e Shëndetësisë |
Burimi: Shoqata “Together for Life”