Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 908, datë 18.11.2020, “Për miratimin e paketës së trajtimit anti-Covid ambulator në banesë, që do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor” u përcaktua që personat e testuar pozitiv me Sars Cov-2 përfitojnë pa pagesë trajtimin ambulator në banesë sipas udhëzuesit të miratuar me urdhrin nr. 579, datë 14.10.2020, “Për miratimin e udhëzuesit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion Covid – 19”, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Fondi total i parashikuar ishte 1.2 miliardë lekë (9.75 milionë Euro).
Në zbatim të këtij udhëzuesi është mjeku i familjes që përcakton skemën e mjekimit në momentin që pacienti testohet pozitiv me Sars-Cov-Z, në varësi të gjendjes dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Në përshkrimin e recetës me rimbursim, mjeku i familjes pasi vendos diagnozën “COVID-19 formë e lehtë ose formë e mesme sipas udhëzuesit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion COVID-19”, bën përshkrimin e barnave me rimbursim.
Numri i personave që përfituan nga rimbursimi i barnave kundër Covid-19 në vitin Nëntor-Dhjetor 2020 ishte 1,708 pacientë (6.3 milionë lekë-51.3 mijë Euro), kurse për periudhën janar-qershor-maj 2021 është 5,632 pacientë (22.5 milionë lekë-183 mijë Euro). Shuma totale e rimbursuar deri në maj 2021 është 28.8 milionë lekë (234 mijë euro).
Gjatë periudhës Janar-Maj të vitit 2021, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rimbursoi 5632 receta me diagnozën “Covid-19”, kundrejt një vlere prej 22.5 milionë lekësh (183 mijë Euro).
Shuma e rimbursuar është 1,9 përqind e fondeve prej 1.2 miliardë lekësh (9.75 milionë Euro) që qeveria ka vënë në dispozicion për paketën e rimbursimit për të sëmurët me Covid-19. Sipas të dhënave, rimbursimi mesatar për një recetë ishte 4083 lekë (33 Euro). Kjo shumë është shumë herë më e ulët se shpenzimet me të cilat janë përballur pacientët me simptoma mesatare dhe të rënda, të kuruar jashtë spitaleve. Të dhënat nga intervistat, fokus grupet dhe intervista me mjekë, pacientë dhe farmacistë tregojnë se shpenzimet për trajtimin e sëmundjes kanë qenë 10-20 herë më të larta në më shumë se 100 mijë lekë (813 euro) për pacientë me simptoma mbi mesataren.
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 908, datë 18.11.2020, “Për miratimin e paketës së trajtimit anti-Covid 19 ambulator në banesë, që do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, është përcaktuar që personat e testuar pozitiv me Sars Cov-2 përfitojnë pa pagesë trajtimin ambulator në banesë sipas udhëzuesit të miratuar me urdhrin nr. 579, datë 14.l0.2020, “Për miratimin e udhëzuesit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion Covid – 19”, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.’’
Burimi: Shoqata “Together for Life”