denonco@transparency.com.al

Blog

Buxheti i spitaleve për shërbimet shëndetësore dhe rimbursimi i ilaçeve në periudhën e covid-19

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) është i vetmi institucion publik dhe autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri. FSDKSH financon shërbimet shëndetësore nga ofrues publikë dhe privatë në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor. Në vitin 2020 fondet totale për financimin e shërbimeve shëndetësore dhe rimbursimin e ilaçeve ishin 43,8 miliardë lekë (356 milionë Euro) ose 3,3 % më të larta se fakti i vitit 2019. Në vitin 2020 u dhanë për rimbursimin e ilaçeve 10,7 miliardë lekë (87 milionë Euro) ose 2.8 % më shumë se më 2019. Financimet për shërbimin parësor në vitin 2020 ishin 7,4 miliardë lekë (60 milionë Euro) ose 4.4% më të ulta se në vitin 2019. Për investime u shpenzuan 115 milionë lekë (934 mijë Euro) ose 62% më pak se në vitin 2019. Shpenzimet për financimin e shërbimit spitalor ishin 23.8 miliardë lekë (193 milionë Euro) ose 6.7 për qind më të larta se në vitin 2020. Për vitin 2021 FDSKSH ka në një buxhet në dispozicion prej 51.4 miliardë lekësh ose 7.5 % më të lartë se në vitin 2020. Financimet u rriten me 39 për qind për financimin e shërbimit parësor dhe 21 për qind për shërbimin spitalor, ku janë planifikuar të aplikohen 27.4 miliardë lekë më 2021. Fondi për rimbursimin e ilaçeve për vitin 2021 është 11.7 miliardë lekë (95 milionë Euro) me një rritje 9 për qind ndaj vitit 2020. Fondet që u rimbursuan për mjekimin e të sëmurëve me Covid-19 ishin sa 0.2 për qind fondit total të planifikuar për rimbursimin këtë vit.

FSDKSH, BUXHETI  FAKT 2019-2020, plan 2021 (mln lekë)20192020Plan 2021
Rimbursimi10,40710,72011,720
Financimi i shërbimit parësor    7,761.00    7,41910,714
Shpenzime Administrative       684.00       804985
Investime       308.00       11550
Financimi i Shërbimit Spitalor              22,358     23,85527,461
Totali42,11843,31350,930.00
Burimi:https://fsdksh.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/buxheti-ne-vite-2013-2021-5.pdf   

Burimi: Shoqata “Together for Life”

sqAlbanian