Në kuadër të pandemisë COVID – 19 qeveria shqiptare alokoi për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një buxhet të dedikuar të menaxhimit të epidemisë në forcimin e sistemit shëndetësor në vlerën mbi 2.5 miliardë lekë (17milionë Euro) nga buxheti i shtetit për vitin 2020. Kësaj shume ju shtuan edhe rreth 507 milion lekë (4.1 milionë Euro) ndihma kryesisht nga organizata ndërkombëtare në pajisje mjekësore, materiale mbrojtëse dhe medikamente.
- Një shumë prej 1,2 miliardë lekësh(9,7 milionë Euro) ose 38 % e fondeve totale për krizën shëndetësore 2020 prej 3,1 miliardë lekësh (25,5 milionë Euro) shkuan për të garantuar mjetet e mbrojtjes personale për stafin shëndetësor në të gjithë nivelet e sistemit shëndet publik.
- 160 milionë lekë (1,3 milionë Euro) bënë të mundur që përveç dy spitaleve COVID të Shërbimit infektiv në QSUT (COVID 1) dhe Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi (COVID 2) të bëhen gati edhe dy spitale COVID Spitali COVID 3 në godinën e ish kirurgjive në QSUT me një total prej 125 shtretërish, si dhe Spitali COVID 4 në godinën e ish Universitetit Kristal me kapacitet prej 108 shtretërish. Është investuar në forcimin e kapaciteteve të terapisë intensive dhe subintensive, duke dedikuar 500 shtretër, 80% e tyre me linja oksigjeni dhe ku gjysma e tyre janë kapacitete të reja në sistem (COVID 3 dhe 4).
- 764,9 milionë lekë (6,2milionë Euro) u përdoren për pajisjen me aparatura të reja spitalet Covid dhe njësitë e terapive intensive në spitalet rajonale përkatësisht 100 shtretër të rinj reanimacioni, 265 monitorë multiparametrik, 134 respiratorë invasive dhe jo-invazive si dhe janë alokuar fondet për blerjen e pajisjeve të rënda bio-mjekësore për shërbimin e imazherisë dhe diagnostikues.
- 50 milionë lekë (406 mije Euro) u përdoren të siguruar terapinë e mjekimit me medikamentet sipas protokolleve të shërbimeve spitalore të njëjta me vendet e tjera pa asnjë mungesë.
- 80 milionë lekë (650 milionë Euro) u përdoren të garantuar terapinë me plazëm sipas protokolleve.
- 55 milionë lekë (447 mijë Euro) u përdoren për të rritur kapacitet e laboratorike të testimit, duke hapur një laborator të ri në QSUT dhe duke rritur kapacitetet e testimit në laboratorët e ISHP.
- 240 milionë lekë ((1,9 milionë Euro) u përdoren për fuqizuar shërbimin e urgjencës para-mjekësore me blerjen e 36 autoambulancave të reja.
- 141 milionë lekë (1,1 milionë Euro) u përdoren për vaksinimin më 2020 ndaj gripit të stinës për kategoritë e rrezikuara si të sëmurët kronikë, personelin shëndetësor, mësues, edukatorët, fëmijët 2-5 vjeç, të moshuarit. 370 mijë doza vaksinash u përdorën, ose 4 herë më shume se 2019.
- 56 milionë lekë (449 mijë Euro) janë investuar për rikonstruksionin e Pediatrisë infektive në QSUT në vlerën 41 milionë lekë dhe rikonstruksionin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
- Gjithashtu, Qeveria Shqiptare u angazhua financiarisht për sigurimin e vaksinës së sigurt dhe efikase kundër Covid-19 nëpërmjet mekanizmit ku aderojnë mbi 90 shtete COVAX Facility. Në vitin 2020 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është kryer gjithashtu pagesa prej 430 milion lekë (3,4 milionë Euro) për kuotën në bazë të marrëveshjes me COVAX.
- milionë76 milionë lekë (617 mijë Euro) u akorduan për personelin shëndetësor në vijën e parë të luftës është përcaktuar shpërblimi financiar 1,000 Euro mbi pagën mujore për personelin shëndetësore dhe 500 Euro mbi pagën për stafin mbështetës.
Burimi: Shoqata “Together for Life”